Dhjetë këshilla për stërvitjen e trurit

Sikurse me aftësitë e tjera konjitive (njohëse), ashtu edhe për kujtesën vlen rregulli që do të zgjasë më gjatë nëse e përdorim, dmth nëse e praktikojmë, respektivisht në qoftë se qëndrojmë mendërisht aktiv. Kjo është arsyeja pse e ashtuquajtura palestra e trurit është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ja si mund "ta vini në lëvizje" trurin: 

  1. zgjidhni fjalëkryqe dhe detyra të tjera enigmatike
  2. luani me Kubin e Rubik
  3. shmangni rutinën (kopsitni këmishën ose nënshkruani me dorën tjetër)
  4. shoqërohuni bashkë, anëtarësohuni për shembull, në një klub (qendër vallëzimi, klub alpinizmi ...)
  5. flini pak gjatë ditës
  6. bëni ushtrime rregullisht
  7. në dietën tuaj të përditshme përfshini arrat, frutat e pyllit, çokollatën e zezë me më shumë se 70% kakao dhe çaj jeshil
  8. shijoni yndyrnat e shëndetshme siç është vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3
  9. mendoni pozitivisht
  10. meditoni.